Tahiri: Kuvendi po dështon, mazhoranca e papërgjegjshme dhe me menaxhim të dobët

Tahiri: Kuvendi po dështon, mazhoranca e papërgjegjshme dhe me menaxhim të dobët

Abelard Tahiri, shef i GP të PDK-së, tha se mazhoranca po sillet me shumë papërgjegjësi dhe se Kuvendi po dështon vazhdimisht, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se Kuvendi duhet të vazhdojë seancën, derisa për këtë u shprehën edhe në seancën që u nis në ora 11, pasi kishte kuorum.

“Ne kërkuam që kjo seancë të mos ndërprehet dhe të vazhdojmë sepse e kishte kuorumin edhe më herët, ishim në sallë më shumë se 61 deputetë. Në si PDK kërkojmë më shumë përgjegjësi dhe angazhim më serioz nga mazhoranca në këtë mandat, po e shohim një papërgjegjësi të madhe, një menaxhim të dobët, pra nuk mendoj që duhet të vazhdojë Kuvendi me dështime të njëpasnjëshme siç jemi duke dështuar”, tha Tahiri.

Related Articles