Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur rreth takimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti me pesë diplomatët ndërkombëtarë.
Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak, si dhe kryeministri Albin Kurti, të dy duhet të jenë transparent sa i përket dialogut.
“Kam qenë disa herë kritikë ndaj rolit të Lajcakut, për shkak se dialogu Kosovë-Serbi është nis prej bishtit, prej temave që kanë prodhu probleme. Duke u marrë me tema të vogla si targat, stikersat, kemi ikë dhe kemi ardh si Kosovë në një pozicion të dëmtum.
Lajcak duhet të jetë transparent. Besoj që edhe Kurti do të del. Janë tema që nuk guxojnë me u mbajtë të mbyllura. Nuk muna me komentu cka ka ndodh në atë takim sepse ka qenë me dyer të mbyllura”, tha Tahiri.