Besnik Tahiri, shef i GP së AAK-së, thotë se liberalizimi nuk ka të bëjë asgjë me Qeverinë Kurti.
Sipas tij, “meritë” e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet.
Reagimi i tij i plotë:
KM Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në faktë kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi!