Pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri tha në reagimin e tij se nuk i vjen turp Sveçlës që këto protesta dhe këto koiçidenca, t’i quajë luftë hibride.
“Ministri i Brendshëm duhet ta dijë që hibride janë vetëm zhvillimet të cilat Qeveria dhe Vuçiç po i bëjnë në veri, dhe së voni edhe në Kuvend. Hibride janë zhvillimet kundër Kosovës në rrafshin ndërkombëtar dhe rajonal” shkruan Tahiri në reagimin e tij.
Ai tutje shkruan se “Lluga e tensioni i konvenon vetëm kesaj Qeverie të dështuar”