Tahiri me diagnozë për shumicën: Dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci…

Tahiri me diagnozë për shumicën: Dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci…

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka dhënë një diagnozë për punën e bërë nga qeveria dhe shumica parlamentare.

Ai këtë e ka thënë pas njoftimit se për vitin 2023 nuk do të ketë më seanca, përveç që komisionet parlamentare do ta vijojnë punën.

“Diagnoza e vitit 2023 është: dështim në ekonomi, katrahurë në diplomaci, kapje e shtetit nga partia, izolim në procese evropiane, dobësim të shtetit e sovranitetit dhe varfëri gjithandej”, shkruan Tahiri.

“Shumica parlamentare dha gjithçka që temat madhore dhe të cilat kërkojnë lidership të mos ecin asnjë hap. Komfort zona e 51 përqindëshit punoi ad-hoc, dështoi pa kuorum, i duartrokiti liderit suprem, kaloi ligje kundërkushtetuese pa debat e transparencë, ushtroi presion mbi opozitë dhe kujtoi që do ta qes jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, për t’i grahur drejt autokracisë”.

Tahiri thekson se pushteti është munduar që dështimet t’i kalojë në heshtje.

Related Articles