Tahiri: Më e keqe se bllokada do ishte formimi i Qeverisë nga Kurti

Tahiri: Më e keqe se bllokada do ishte formimi i Qeverisë nga Kurti

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se më e keqe se bllokada e Kuvendit të Kosovës është “nëse kreu i VV-së, Albin Kurti, do ta formonte Qeverinë”.

Sipas Tahirit, prodhuesit e Kosovës, me Kurtin kryeministër do ta shihnin tmerrin e vërtetë dhe sipas tij, atëherë Kosova do të hynte në fazë të rrezikshme.

“Mendoj që këta prodhues atëherë kanë me pa tmerrin e vërtetë, atëherë Kosova ka me hy në një fazë shumë të rrezikshme, shumë të dëmshme që mendoj se ka me u zvogëlu edhe më shumë në numrin e popullsisë, ka me u zvogëlu edhe në biznese, dhe ju e shihni ata që e mbajnë ekonominë e vendit”, tha Tahiri.

Nesër do të jetë seanca e 23-të që Lëvizja Vetëvendosje do të provojë që për kryetare të kuvendit të votohet Albulena Haxhiu.

Related Articles