Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria nuk e ka bërë “asnjë ligj që e prek jetën e qytetarit”, derisa iu drejtua ministrave në seancën e sotme të Kuvendit.
Tahiri i tha Qeverisë të bëjë çfarë është bërë për 20 vjet, pasi tha se LVV-ja e ka “marrë Kosovën me çelësa në dorë”.
“E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë. Ktheheni 20 vjet… Bëni ju çka kemi bë për 20 vjet… Kryjeni autostradat që janë nisë, kryejini rrugët”, tha ai.
“Leni fjalët, kthejuni punës”, shtoi Tahiri./Gazeta Enigma/