Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë seancës në Kuvend në fjalimin e tij ka ngritur çështjen e vaksinave anti COVID-19, rapoton Gazeta Enigma.
Tahiri tha se Ministria e Shëndetësisë ka buxhet për t’i blerë vaksinat kundër COVID-19, duke i kërkuar kështu Vitiës blerjen sa më parë të tyre.
“Zoti kryeministër sot janë bë 45 ditë prej që jeni bërë kryeministër, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë i keni mjetet me i ble vaksinat. Kur ki me nënshkru kontratën? Nënshkruje kontratën! Mos i blej 500 mijë vaksina, por 1 milion, 1.5 milion vaksina, ose të paktën 1.2 milion vaksina! Nuk po ju kërkojmë të dhëna konfidenciale, por po ju them bleni 1.2 milion vaksina, sa më parë”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit.