Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën

Tahiri: Na kushtoi koalicioni me Nismën

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, në një deklaratë për media ka thënë se “Aleancës gjithmonë i kanë kushtuar koalicionet”, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Tahiri ka deklaruar se në zgjedhjet e shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bë bashkë me një kallabllak koaliciones, çka sipas tij votuesi i tyre nuk i priti mirë.

“Në këto zgjedhje ne u bëmë kallabllak, shkojshim në fushtë, mesazhi ishte i shpërndarë. Aleanca në një anë, Nisma në një anë, intelektualët, konservativët, gjenerali Lushtaku shkurt votuesi nuk dojke me na pa kështu. Nuk mundesh popullit me ia shitë një produkt që nuk është produkti jot. Aleancën e don populli qysh është aleanca. Aleancës i ka kushtuar koalicioni me Nismën, jo vetëm ky koalicion por secili koalicion që e kemi pasur. E kemi pasur edhe një koalicion me Listën Ibrahim Rugova, si është bërë deputet Ukë Rugova e ka lëshu aleancën, respekt për familjen Rugova por kishte dalë. Sa herë kemi bërë koalicion ne kemi humbë. Unë nuk e akuzoj Fatmir Limajn se zgjedhjet e kanë krijuar sistemin ku vota preferenciale është në lojë”, tha Tahiri në “Rubikon”.

Sipas Tahirit votuesit e AAK-së në këto zgjedhje ka abstenuar por nuk është larguar tërësisht. Ai ka insistuar se është kundër çdo koalicioni parazgjedhor, pasi thotë se aleanca e vetme kurdo që vendi shkon në zgjedhje i merr 8%.

“Nuk na janë larguar neve njerëzit tonë, votuesit e aleancës kanë abstenuar. Ishalla nuk bëhen koalicione më natën, se mbështetjen time nuk e kanë në asnjë koalicion. Kushdo që i mendon koalicionet e ka gabim edhe ajo duhet me u ndalë me vijë të saktë. Sepse aleanca në pikë të natës i ka 8 përqind. Aleancën nuk e njohin njerëzit, unë kam pasur më së shumti beteja zgjedhore në aleancë. Kur ke partia në fund të pusit, unë i hyra garës në Podujeve. Arsyeja pse kam ndejtë në aleancë dhe pse besoj me ndejtë në aleancë është për vlerat që përfaqësojmë. Partia ka shumë njerëz të zot, duhet me pas një reflektim serioz qysh dojmë me shku në zgjedhje ”, tha Tahiri. 

Related Articles