Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se sipas sondazhit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka rënë për 16 përqind krahasur me katër vjet më parë.
“Ka ramje drastike të Vetëvendosjes. Sondazhin e fundit që e pashë, është diku 16 përqind ma poshtë, unë që e kom pa. Unë sot e kom pa”, deklaroi Tahiri në DPT Te Fidani.
“Sondazhi i fundit e qet 16 për qind ma pak, edhe ky Kurti e din që e ka ramjen rapide”, u shpreh tutje ai.