Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar vendpunishten e Urës së Këmbësorëve.
Ai ka shprehur keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj.
Tahiri theksoi nevojën për një hetim të shpejtë dhe të thelluar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe për të siguruar që punimet të vazhdojnë pa pengesa, duke përfunduar, siç tha ai, projektin me dinjitet dhe në dobi të qytetarëve.
“Erdha në vendpunishten e Urës së Këmbësorëve për ta parë nga afër gjendjen e krijuar. Si nënkryetar dhe qytetar i Mitrovicës, shpreh keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, të cilët me përkushtim kanë qenë duke punuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin tonë”.
“Kjo është kohë kur të gjithë ne, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi. Njëkohësisht, duhet të hetohet me seriozitet se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që punimet të vazhdojnë dhe ura të përfundojë me dinjitet”, shkroi ndër tjerash Tahiri.
