Tahiri: Një kryeministër të përgjegjshëm nuk do ta zinte gjumi kur 1 muaj 320 mijë nxënës nuk shkojnë në shkollë

Tahiri: Një kryeministër të përgjegjshëm nuk do ta zinte gjumi kur 1 muaj 320 mijë nxënës nuk shkojnë në shkollë
Abelard Tahiri, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet për grevën për arsim, ka thënë se një kryeministër të përgjegjshëm nuk do ta zinte gjumi.

Tahiri ndër tjerash ka thënë se, nuk është vetëm SBASHK-u por janë edhe 25 mijë mësimdhënës që janë prapa tyre, shkruan lajmi.net.

Me tej, deputeti i PDK-së ka thënë se mësimdhënësit po kërkojnë të kenë një pagë me të cilën arrijnë të mbijetojnë.

“Një kryeministër të përgjegjshëm nuk do ta zinte gjumi, kur 1 muaj nuk shkojnë në shkollë 320 mijë nxënës. 1 ditë mos me i shku, duhet me qenë preokupim i madh për qeverinë, po 1 muaj mos me qenë preokupim aspak i madh, unë mendoj që kryeministri jonë vërtetë e ka një problem të madh dikund”, tha ai.Prandaj, kur t’i shihni kërkesat, kur e shihni SBAShK-un, nuk është thjeshtë SBAShK-u, janë 25 mijë mësimdhënës që janë prapa tyre, 25 mijë mësimdhënës të cilët po kërkojnë të kenë një pagë me të cilën arrinë të mbijetojnë”, ka thënë Tahiri. 

Related Articles