Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar që qeveria të jetë e kujdesshme për veprimet që i ndërmerr në veri.
Ai me një kronologji të ngjarjeve tha se për 10 vjet kanë arritur që t’i integrojnë serbët në veri të Kosovës dhe nuk do të lejojnë që kjo të zhbëhet.
Tahiri tha se nuk po kërkojnë zgjedhje si pasojë e gjendjes së krijuar por zgjidhje të tensioneve.
“Si opozitë nuk kërkojmë zgjedhje, ne kërkojmë zgjidhje të problemit që e keni krijuar në veri, si opozitë nuk do të lejojmë që ta ktheni atë gjendje në veri si para 10 vjetëve. Atje në veri tashmë janë një numër simbolik i policëve”, ka thënë Tahiri.