Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se pa u ndëshkuar Serbia, Kosova nuk duhet të shkojë në dialog.
“Pa u ndëshkuar Serbia, Kosova nuk duhet të shkojë në dialog – është njesoj sikur ‘Ti me bisht e unë pa djalë’ thënie e vjetër e jona e fuqishme!
Kjo deklaratë e saj erdhi pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Pas këtyre zhvillimeve në veri, si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja i kanë bërë thirrje të dyja palëve që t’i kthehen dialogut.