Tahiri: PDK nuk i ka dhënë hapësirë Kurtit për letra apo koalicion

Tahiri: PDK nuk i ka dhënë hapësirë Kurtit për letra apo koalicion

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur lidhur me letrën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke thënë se mosinteresimi i Kurtit për koalicion me PDK-në është shkaku se kjo parti “nuk ka flirtu dhe nuk i ka dhënë mundësi Kurtit për kompromis”.

“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera. Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri në DPT te Fidani.

Tahiri rikujtoi se si parti kanë kërkuar zbritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se e “kanë goditur” edhe në çështjen e pagave.

Related Articles