Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrocivës, Arian Tahiri, i tha kundërkandidatit nga VV-Guxo, Faton Pecit, se “s’mund të vish në Mitrovicë për të abuzuar”.
Peci në anën tjetër u kundërpërgjigj duke thënë “tregom çka ke bërë në Mitrovicë, çfarë ke bërë me liqen, me kontratë të qenve, me mirëmbajtje. Pse e ke shkëput kontratën për mirëmbajtje të qytetit”, tha Peci.
Ndërkaq, Tahiri e pyeti se çka ka bërë Paci për Mitrovicën.
“Çka ke bërë ti, ke dhënë ka 100 mijë euro subvencione”, tha Tahiri.
Por më pas Peci i tha se “ai nuk është as hajn e as zhvatës”.
“E dimë e dimë”, ia kthehu me ironi Tahiri.
Tahiri më pas i tha Pecit se “mjafton ta prekësh emrin Faton Peci në google për t’ia parë skandalet”.