Tahiri për dështimin e seancave: E papranueshme, pushteti po abuzon me besimin e qytetarëve

Tahiri për dështimin e seancave: E papranueshme, pushteti po abuzon me besimin e qytetarëve

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur të papranueshme dështimin e seancave për shkak të kuorumit.

Sipas tij, Kuvendi është kthyer në një lojë me numra që vjen si rrjedhojë e një qasjeje autoritare e arbitrare të qeverisë tash e dy vjet.

Ai u shpreh se kjo qasje është e papranueshme dhe është abuzim me besimin qytetar.

“Fatkeqësisht jemi dëshmitarë edhe të një dështimi të seancës së Kuvendit. Ky dështim vjen si rrjedhojë e një qasjeje totalisht jo të përgjegjshme e jo serioze të mazhorancës. Na e shtynë seancën e parë për në ora 12:30 edhe kjo seancë dështoi për shkak se u mungojnë numrat”, tha mes tjerash Tahiri.

Related Articles