Tahiri për Engel: Një amerikan që u bë më shqiptar se shqiptari

Tahiri për Engel: Një amerikan që u bë më shqiptar se shqiptari

Sot po mbahet seanca e Kuvendit në kujtim të kongresistit amerikan, Eliot Engel, raporton Gazeta Enigma.

Me këtë rast deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kuvendi i Kosovës po nderon një burrë të madh të kombit amerikan i cili mbrojti më së miri të drejtat e shqiptarëve në vitet e tyre më të vështira.

“Padyshim se një ndër vlerat dhe traditat e kombit shqiptar është mirënjohja, falënderimi i miqve të cilët kanë qenë me ne në kohë të vështira dhe në kohë të mira. Sot në këtë seancë përkujtimore po e falënderojmë një burrë të madh të kombit amerikan i cili u bë më shqiptar se shqiptari në mbrojtje të të drejtave tona në vitet më të vështira”, tha Tahiri.

Related Articles