Tahiri për Kurtin: Bjen vet nuk ka nevojë të rrëzohet

Tahiri për Kurtin: Bjen vet nuk ka nevojë të rrëzohet

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk ka nevojë të rrezohet, pasi i njëjti bie vet.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti është në kërkim të daljes nga ky “qorrsokak”, që sipas saj e ka bërë vet.

“Nuk ka nevoj te rrezohet Kryeministri Kurti, bjen vet! Eshte ne kerkim te daljes nga ky qorrsokak qe e ka bere vet!”, ka shkruar Tahiri.

Kjo nuk është hera e parë që Tahiri ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti. Sipas saj Kurti ka arritur të dëmtojë aleancën strategjike të Kosovës dhe Amerikës.

Tahiri tha se kjo është hera e parë që Kosova ka një lider anit-amerikan.

“Prej antiamerikanizmit deri te donkishotizmi i tij, Albin Kurti arriti te demtoj aleancen strategjike mes Kosoves dhe Amerikes! Kosova u ndeshkua hapur nga Amerika me masat ndeshkuese te cilat i tha publikisht sot ambasadori amerikan Hovenier! “, kishte thënë ajo.

Related Articles