Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se për mafinë e shëndetësisë “me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”.
“Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve. Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”, ka shkruar ai.