Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se “është esenciale që të ndërrohet ministri i Financave”, duke iu referuar Hekuran Muratit.
Ai ka hedhur kritika edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“Kemi një kryeministër që merret për polemika politike, e jo me statistika ekonomike”, ka thënë Tahiri.
Sipas Tahirit, kjo Qeveri “nuk është duke bërë asgjë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve”.