Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, në një deklaratë për media ka folur për takimet që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar lidhur me çështjen e presidentit me dy nga krerët e opozitës, Bedri Hamzën nga PDK-ja dhe Lumir Abdixhikun nga LDK.
Ai, në emisionin “DPT te Fidani” tha se këto takime një-më-një përbëjnë mungesë të skajshme të transparencës dhe llogaridhënies politike.
“Për herë të parë në historinë e Kosovës, prej që unë e mbaj mend, kam parë takime për të zgjedhur një president një më një. Kur mbyllesh në dhomë një më një, nënkupton që s’po do të dëgjojë askush dhe po do me interpretu atë bisedë si të duash. Dhe së dyti, ky komunikim është mungesë e skajshme e transparencës dhe llogaridhënies politike, për shkak se kur je një më një, ti e ke interpretimin tënd të bazuar në diskutimin një më një”, tha Tahiri.
