Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

Tahiri: Po e them për herë të parë, ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua Gjykata Speciale

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri  ka ndarë për herë të parë publikisht dy opsionet që Kosova kishte për krijimin e Gjykatës Speciale, si dhe arsyet pse u zgjodh që ajo të themelohej nga institucionet vendase.

Në dritën e protestës masive të mbajtur këtë të enjte kundër kësaj gjykate në Prishtinë, Tahiri theksoi se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, dhe e cilësoi të padrejtë mbajtjen në paraburgim të liderëve të UÇK-së për vite të tëra, pa një vendim të qartë dhe transparent. Ajo kritikoi vonesat, mungesën e transparencës dhe ndikimet politike që, sipas saj, kanë cenuar seriozisht legjitimitetin e procesit gjyqësor.

Duke folur për sfondin politik të krijimit të Gjykatës, Tahiri zbuloi se në kohën kur u diskutua themelimi i saj, Kosova kishte dy rrugë: ose krijimin e saj nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, çka do e bënte të pazhbëshme për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës, ose themelimin përmes institucioneve vendase, që, sipas amerikanëve, do mund të zhbëhej në të ardhmen

Ajo theksoi se kjo ishte arsyeja pse Kosova pranoi ta themelonte vetë Gjykatën, ndonëse procesi mbetet i kontestuar.

“Së pari, në çdo luftë çlirimtare, gjithmonë ka ekzistu një lloj gjykate, po flasim botërisht. E dyta, ka shumë debate në Kosovë dhe janë kontraverse: ‘Pse u votua, pse Parlamenti i votoi…’ Nuk e kam thënë shpesh, sonte do ta them. Gjykata ka patur 2 opsione. Opsioni i parë që ta bëjë Këshilli i Sigurimit, opsioni i dytë ka qenë që ta bëjë Kosova vetë. Nga bisedat me armerikanët, na kanë shpjeguar se nëse bëhet nga Këshilli i Sigurimit, nuk mund të zhbëhet sepse do të jetë vetoja e Rusisë. Nëse bëhet e bllokojnë Rusia më së pari, por edhe Kina dhe prandaj është sugjeruar që më mirë i bëni institucionet tuaja, që ne mund t’i zhbëjmë. Pro zhbërja nuk është një fjalë goje. Si është e mundur, aq shumë ka investime financiare për këtë Gjykatë, 5 vjet vonohen hetimet? Këto janë pakënaqësitë. Vendimet e drejtësisë, kur janë të drejta dhe të paanshme, Kosova i pranon. Liderët vetë e pranuan. Kosova njihet për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj mendojmë se është e padrejtë. Nuk është transparente. Dy-tri ditë përpara ishte një lajm, ‘shtyhet paraburgimi për Hashim Thaçin’, ata kishin dhënë një shpjegim por nuk ishte bindës.

Unë them që Gjykata në parim do duhej të jetë jashtë ndikimeve politike. Edhe sot që nuk është bërë nga Këshilli i Sigurimit, është bërë nga Kosova, nuk përjashtohen ndikimet nga vendet e tjera. Por sido që të jetë unë kam besim që kjo mbështetje e madhe që kemi nga Amerika nuk do të lejojë që të ndodhë ndonjë padrejtësi më e madhe se kjo që po ndodh. Ne jemi gjallë, ne jemi ata që bashkë i bëmë. Ne liderët, kemi patur dhe popullin mbrapa me guxim. Ky qe një mesazh shumë i fortë për Gjykatën Speciale në Hagë.”, tha Tahiri.

Ish-zv.kryeministrja Tahiri gjithashtu hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i presidentes nga përfaqësues amerikanë, por që dështoi për shkak të një ndërhyrjeje nga ana e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që kërkoi ndihmë për të dalë nga gjykata në këmbim të votës për të. Sipas Tahirit, kjo u refuzua menjëherë nga SHBA, që respekton ndarjen e pushteteve dhe nuk ndërhyn në drejtësi.

Këtë episod Tahiri e zbuloi pasi u pyet nëse kishte shpresë që Amerika do të ndërhynte në procesin e drejtësisë në favor të ish-liderëve të UÇK-së.

“Jo. Asnjëra prej tyre nuk qëndron. Amerika është lider në botë i demokracisë, që i ka të ndara pushtetet. Drejtësinë, pushtetin ekzekutiv dhe Kongresin. Është i njohur parimi amerikan i qeverisjes Check and Balance. Kur është çështje e drejtësisë nuk ndërhyjnë.

Kam me ta dhanë një shembull nëse kemi kohë. Ishte një kohë në vitin 2010, isha ministre. Ka qenë ambasadori amerikan Christopher Dell bashkë me Peter Fay, në atë kohë ka qenë përfaqësuesi special, dhe më thanë që nëse jam e gatshme të pranoj postin e presidentes. Biseduam dhe unë i dhashë përgjigjen dhe iu thashë jam e gatshme. Pastaj më erdhi ambasadori amerikan, hera e parë po e them. Më tha Edita nuk kemi mundësi me e shty përpara sepse një prej politikanëve, nuk është këtu por është në gjykatë jashtë, edhe ka kërkuar nga amerikanët, ju më ndihmoni të dal nga Gjykata dhe unë votoj Edita Tahirin. Edhe më tha ambasadori: A e di Edita se çfarë është për Amerikën që të prekim ligjin apo të ndërhyjmë në gjykatë? Ne për interestat tona është vijë e kuqe. Çfarë flet Grenell rrugëve janë deklarata. Haradinaj ka qenë. E qëllove por nuk po dua të them më shumë.”, tha Tahiri./tvklan.al

Related Articles