Tahiri pyet ministrin Aliu për rrugën Prishtinë-Podujevë, Aliu: Kanë dalë shkelje të mëdha, do befasohesh edhe ti

Tahiri pyet ministrin Aliu për rrugën Prishtinë-Podujevë, Aliu: Kanë dalë shkelje të mëdha, do befasohesh edhe ti

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i ka drejtuar një pyetje Ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, në lidhje me punimet në rugën Prishtinë-Podujevë.

Tahiri e ka pyetur Aliun nëse së paku me rregullu sinjalistën që kjo rrugë mos të kthehet në rrugën e vdekjes.

“I nderuar minister ështe 14 tetori, 20 muaj pas 14 shkurtit eshte hera e trete qe bej pyetje për rrugen Prishtinë-Podujeve.A ka mundësi me na tregu, nese nuk mundesh me ba me asfalt a mundesh së paku sinjalizimet në mënyrë që ajo rrugë mos të kthehet në rrugë të vdekjes. Nëse nuk mundesh komplet bëje një kontratë 1-burimore” pyet Tahiri-Aliun.

Tutje Aliu iu përgjigj duke thënë se çështjen e ka në tavolinë por se nga gjetjet kanë dalë shkelje të mëdha.

“Kontrata 1-burimore nuk mund të bej, por që sinjalistika është e nevojshme, pajtohem me ty. Aktulisht kete çështje e kam në tavolinë dhe jam duke u marrë me të.Brenda muajit besoj se do të dal në një konferencë për media sepse po habitem edhe vetë me detajet që po më dalin. Kjo ka dalë me shkelje të mëdha që do të befasohesh edhe ti” tha Aliu

Related Articles