Kryetari i grupit parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri në debatin parlamentarë për pagat në sektorin publik ka drejtuar pyetje parlamentare për ministrin e Administratës, Xhelal Sveçla se pse nuk po vjen në Kuvend, Ligji për Paga.
Tahiri e pyeti Sveçlën se ku procesi sa i përket këtij Ligji, a janë duke u konsultuar me sindikatat apo edhe me vet grupet parlamentare.
“Nuk e trajtoni këtë Ligj fare, e trajtoni si mos me dashtë me pru këtë Ligj këtu hiq. Ku është ky Ligj sot, a e keni nda me sindikatat a e keni nda me grupet parlamentare, apo e keni vë në lajthitje edhe vet kryeministrin. Pse nuk po vjen Ligji siq është paraparë këtu”, ka thënë Tahiri.
Tutje Tahiri iu drejtua edhe ministrit të Financave dhe Transfereve se Ligji për Paga nuk është buxhetuar në buxhetin për vitin 2022./Gazeta Enigma/