Tahiri: Qeveria ka bllokuar investimet kapitale në komuna

Tahiri: Qeveria ka bllokuar investimet kapitale në komuna

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi nga Qeveria që menjëherë të adresojë kërkesat e komunave në procesin e rishikimit të buxhetit, duke theksuar se tha se investimet kapitale janë bllokuar nëpër Komuna.

“Një shqetësim që vjen nga pushteti lokal, nga komunat e Kosovës, pasi investimet kapitale dhe raportet në mes qeverisë dhe komunave nuk kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projekte kapitale. E para, qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit buxhetor të adresojë kërkesat reale të komunave të Kosovës. Investimet kapitale në komuna janë të bllokuara. Procesi i buxhetimit për 2023 duhet të jetë shumë më transparent dhe nuk duhet të ketë qasje politike”, tha ai.

Ai shtoi tha se asnjë projekt i dorëzuar nëpër ministri nga komunat, nuk ka marrë përgjigje.

“Informacionet e para nga kryetarët e komunave që ne si subjekt i udhëheqim, është që projektet e dorëzuara nëpër ministri nuk kanë asnjë përgjigje. Investimet nëpër komuna të trajtohen në bazë të kritereve që janë në MF dhe nëse nuk ndodh kështu, bllokada do të jetë me efekte të mëdha”, tha Tahiri.

Related Articles