Tahiri: Serbia po mban në mënyrë të paligjshme qytetarët tanë në pikat e saj ndërkufitare

Tahiri: Serbia po mban në mënyrë të paligjshme qytetarët tanë në pikat e saj ndërkufitare

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për ndalimin e qytetarëve kosovarë në kufirin Serbi-Kroaci, kjo si shkak i anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë tanë në pikat e saj ndërkufitare”.

“Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka shkruar Tahiri në platformën X.

Related Articles