Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka kujtuar Ditën e Çlirimit, me një moment të jetës së tij gjatë luftës.
Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kohën kur ai ishte 23 vjeçar refugjatë, i humbur, pa shpresa e pa ëndrra..
“23 vite më parë unë isha një 23 vjeçar, refugjat, i humbur nga izolimi i plotë i viteve të 90-ta, pa ëndrra për të ardhmen, i tëri i pa shpresë. Më 12 qershor 1999, këto shpresa u kthyen kur hyra në vendin tim me trupat e NATO-s. Sot, asnjëri nga ne nuk duhet të tejkalojë këtë datë pa shprehur respektin e përjetshëm ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dëshmorët tanë që ranë për liri dhe gjithsesi për ShBA-të dhe shtetet e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e vendit tone”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
23 vite më parë unë isha një 23 vjeçar, refugjat, i humbur nga izolimi i plotë i viteve të 90-ta, pa ëndrra për të ardhmen, i tëri i pa shpresë. Më 12 qershor 1999, këto shpresa u kthyen kur hyra në vendin tim me trupat e NATO-s.
Sot, asnjëri nga ne nuk duhet të tejkalojë këtë datë pa shprehur respektin e përjetshëm ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dëshmorët tanë që ranë për liri dhe gjithsesi për ShBA-të dhe shtetet e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e vendit tonë.