Tahiri: Takimet me kundërshtarët politikë – fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen

Tahiri: Takimet me kundërshtarët politikë – fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se takimet me kundërshtarët politike janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen.

Kësisoj ai  i është përgjigjur kritikave që u bën në adresë të kreut të PDK-së, Memli Krasniqi I cili I shkoi në takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Shmangia të bën të dukesh i dobët”.

“Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, shkruan Tahiri në Facebook.

Takimi mëngjesin e sotëm në mes të Kurtit dhe Krasniqit nuk solli asnjë rezultat në drejtim të zhbllokimit të situatës rreth konstituimit të Kuvendit që sot dështoi për të nëntën herë radhazi

Related Articles