Tahiri takohet me Grubin: Ai tregohet me vullnet të fortë për të ruajtur kursin e qartë politik

Tahiri takohet me Grubin: Ai tregohet me vullnet të fortë për të ruajtur kursin e qartë politik

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artani Grubi, gjatë ditës së enjte është takuar me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Grubi është shembull i lidershipit transformues, që sipas tij po angazhohet me një energji të madhe për përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike.

“Përkundër vështirësive në procese të tilla, shpesh edhe ecjes së ngadalshme si dhe kur entuziazmi politik dhe publik është në pikën të ulët, Artani tregohet me vullnet të fortë për të ruajtur kursin e qartë politik. Të priftë e mbara”,ka thënë Tahiri./Gazeta “Enigma”/

Related Articles