Shefi i Grupit Parlamentar, të PDK-së, Abelard Tahiri, e replikon kryeministrin Kurti, pasi u shpreh ai për protestën e veteranëve të UÇK-së, raporton GazetaEnigma.
Tahiri deklaroi se deputetët e opozitës kanë kërkuar tash e një muaj një vendim sa i përket rritjes së pensionit për veteranët.
“Veteranët kanë një kërkesë, ata po shfaqin pakënaqësinë e tyre rreth vendimit të fundit të Qeverisë. Ne si deputet kemi kërkuar tash e një muaj që veteranët mos të përplasen më në Kuvendin e Kosovës por ju e keni refuzuar në vazhdimësi, ne po kërkojmë të ndërprehet seanca, sepse nuk mund t’i përbuzim ata”, tha Tahiri. / GazetaEnigma