Tahiri telefonohet nga Thaçi: Nga qelia dha kurajë e forcë për të vazhduar angazhimin!

Tahiri telefonohet nga Thaçi: Nga qelia dha kurajë e forcë për të vazhduar angazhimin!

Ish-deputeti Abelard Tahiri, në këtë ditë feste, tha se mori një telefonatë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Tahiri tha se Thaçi i ka dhënë kurajë e forcë për të vazhduar me angazhimin për fuqizimin e shtetit.

“Sot, në këtë datë të lavdishme, mora një telefonatë nga Presidenti Hashim Thaçi. Edhe pse i mbyllur në qeli, ai me zërin e tij na jep kurajë e forcë të jashtëzakonshme për të vazhduar angazhimin tonë për fuqizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë.”

Në fund, ish-deputeti u shpreh se kombi shqiptar pret me padurim ditën kur do të organizojë një pritje madhështore për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

Related Articles