Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në disa ushtrime të ushtrisë serbe, trajnohen edhe serbë të Kosovës.
Në Rubikon ai ka deklaruar se Kosova merr informacione nga inteligjencat e ndërkombëtare lidhur me ushtrimet që ushtria serbe po i bënë, e që mund të ketë një ringjallje të grupit të Milan Radoiçiqit.
“Është dyshuar që në livadhet e fasuleve një garnizon ku ushtria serbe bën ushtrime të ndryshme, është dyshuar se grupi i Radoiçiqit ka bërë ushtrime aty. Ndonëse ushtria serbe e mohon një fakt të tillë, por nuk e mohon që serbë të Kosovës po trajnohen në ushtrinë e Serbisë.”
“Para një jave, kishte një ushtrim masiv të ushtrisë së Serbisë aty, natyrisht nuk përjashtohet fakti se serbë të Kosovës të kenë ushtruar aty, edhe aty kur u zhvillojke filmimi i atij ushtrimi ushtarak që është element mjaft shqetësues për Kosovën”.
“Prandaj, Kosova i merr këto informacione, jo që i prodhon vet, i merr nga inteligjencat e ndryshme si të NATO, Britanisë së Madhe dhe ShBA-së, dhe që thotë që elementet që mund të rigrupojnë njerëzit që tashmë mund të udhëhiqen fizikisht nga Radoiçiq. E të ketë prapë probleme sidomos në vijën kufitare, dhe në këto komunat siç është Leposaviqi dhe Zveçani”, ka thënë Tahiri.