Ish-përkthyesi në NATO, Besnik Tahiri, e konsideron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si vlerën më të madhe kombëtare në mbarë shqiptarinë.
“E them me përgjegjësinë ma të madhe: në qoftë se do të ketë një studim shkencor të vërtetë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, do të dalë vlera më e madhe kombëtare që e ka pasur kombi shqiptar. Më e madhe se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kur e sheh se si është shpërbërë perandoria otomane në atë kohë, ku e sheh letërkëmbimin e Ismail Qemailit në atë kohë me Austro-Hungarinë, mbretërinë, e kështu me radhë, e shihni që prej një shpërbërjeje është krijuar një shtet pastaj gjysmak”.
“Në historinë e kombit tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka kriju një shtet të njohur ndërkombëtarisht me luftën, sakrificën, gjakun dhe me partneritetin me botën perëndimore”.