Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka kritikuar kryeministrin Kurti që s’po e ndan draftin për Asociacionin të propozuar nga emisarët perëndimorë.
“Me dashje apo pa të., Albin Kurti po i bën favor Aleksandar Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial informatat”.
Ai tha se një kryeministër kurrë s’do të pranonte që informatat relevante të mbahen në konfidencë, larg qytetarëve, pa besimin e tyre.
“Këtë qasje nuk do të duhej ta kishte një kryeministër teknik, e lëre më ky që e ka gjysmën, duke mos pasur fuqi, e synim strategjik. mI kanë dhënë shkas miqve tonë, që të shprehin mosbesim ndaj tij si përfaqësues i Kosovës, pastaj edhe si i Qeverisë”.
Tahiri tha se Kosova s’i duhet të mësojë nga informacionet e Serbisë, e cila ka agjendë të dëmtimit të interesave shtetformuese të Kosovës.
“Konfidencialiteti mund të jetë taktizim i Vuçiqit, por për Kurtin mungesa e transparencës është arrogancë dhe vazhdimësi e mashtrimit nga dita e parë. Derisa Vuçiq i ndan dhe i trajton informatat me Kinën e Rusinë, Kurti s’i ndan as me ne as me Shqipërinë amë”.