Tahiri: Zgjidhja e vetme që i ka mbetur Kurtit është të shkarkojë Hekuran Muratin

Tahiri: Zgjidhja e vetme që i ka mbetur Kurtit është të shkarkojë Hekuran Muratin

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që ta shkarkojë ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në një deklarim para mediave, Tahiri ka thënë se fyerjet e ministrit Murati ndaj veteranëve janë të papranueshme, andaj sipas tij shkarkimi është zgjidhja e vetme që i ka mbetur Kurtit.

“Fyerjet e ministrit ndaj veteranëve janë të papranueshme. Prandaj ne mendojmë se kryeministri nuk ka opsion tjetër përveç se shkarkimin e tij. Imagjinojeni nëse pranojmë një sjellje të tillë nga një ministër ndaj një kategorie kaq të ndjeshme sikurse janë veteranët e luftës”, deklaroi Tahiri.

Sipas Tahirit, mosreagimi i Kurtit në këtë çështje veçse i ka legjitimuar deklaratat e Muratit. 

Related Articles