Tajlanda dhe Kamboxhia shkëmbyen zjarr të rëndë artilerie për të dytën ditë radhazi të premten, ndërsa luftimet u intensifikuan dhe u përhapën.
Këto zhvillime erdhën pasiqë udhëheqësi i Kamboxhias tha se Tajlanda kishte rënë dakord me një propozim malajzian për armëpushim, por më pas u tërhoq.
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 130,000 të tjerë janë zhvendosur në luftimet më të ashpra midis fqinjëve të Azisë Juglindore në 13 vjet.
Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për fillimin e konfliktit dhe të premten e kanë përshkallëzuar retorikën, raporton Reuters,
Tajlanda akuzoi Kamboxhian për sulm të qëllimshëm ndaj civilëve dhe kjo e fundit Tajlandën për përdorimin e municioneve thërrmuese, të cilat ishin kontraverse dhe të dënuara gjerësisht.