Kryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, dhe homologu i tij kamboxhian, Hun Manet, kanë nënshkruar sot një “marrëveshje paqeje” të përbashkët, në prani dhe nën mbikëqyrjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
Sipas raportimeve të BBC-së, pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit midis dy vendeve, u finalizuan gjithashtu edhe marrëveshjet tregtare midis Shteteve të Bashkuara, Tajlandës dhe Kamboxhias.
Presidenti Trump u shpreh se këto marrëveshje janë “të shkëlqyera për të dy vendet” dhe se ato do të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Azisë Juglindore.
Kjo marrëveshje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes Tajlandës dhe Kamboxhias, të cilat prej vitesh kanë pasur tensione kufitare dhe mosmarrëveshje diplomatike.
