Një takim i përzemërt është parë në Prizren në mes të kandidatës për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, dhe një gruaje të moshuar.
“Shumë faleminderit që dole”, iu drejtua Osmani zonjës së moshuar duke shprehur gëzimin dhe mirënjohjen për mundin që ka bërë kjo e fundit.
E moshuara i tha Osmanit se “e kupton më mirë turqishten”.
Me këtë rast, ish-presidentja tregoi se e zotëron goxha mirë edhe gjuhën turke.
“Në turqisht do të flasim. Unë e kuptoj krejt. Në rregull, pak do të flasim shqip e pak turqisht”, u shpreh ajo.
