Takim lamtumirës mes komandantit të FSK-së dhe komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani

Takim lamtumirës mes komandantit të FSK-së dhe komandantit të KFOR-it, Enrico Barduani

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, general Enrico Barduani, të cilin e ka falënderuar për shërbimin dhe bashkëpunimin e tij.

Sipas FSK-së, gjatë takimit të dy gjeneralët kanë diskutuae për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të Forcës së Sigurisë, si dhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.

Gjeneralët gjithashtu kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin aktual midis FSK-së dhe KFOR-it, duke u pajtuar për nevojën e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Related Articles