Diplomatë të lartë nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti pritet të zhvillojnë sot një takim në Pakistan për të diskutuar mënyrat e ndalimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Kryeministri Shehbaz Sharif ka bërë të ditur se do të zhvillohen bisedime edhe me presidentin iranian Massoud Pezeshkian, në përpjekje për të ulur tensionet rajonale.
Ndërkohë, përshkallëzimi i konfliktit po ndikon rëndë në tregjet globale, duke rrezikuar furnizimin me naftë dhe gaz, si dhe duke shkaktuar pasiguri në transportin detar dhe ajror, veçanërisht në zona strategjike si Ngushtica e Hormuzit dhe Deti i Kuq.
