Takimi Haradinaj – Spiropali, flitet për integrimin e Kosovës në NATO

Takimi Haradinaj – Spiropali, flitet për integrimin e Kosovës në NATO

Kryetari në ikje i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Gjatë takimit, Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në proceset kyçe shtetërore dhe rajonale.

Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet që po kalojnë Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe proceset që i presin përpara, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe integrimin euroatlantik. Haradinaj ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik dhe i panegociueshëm për Kosovën.

Ai theksoi se forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është prioritet i përhershëm, ndërsa integrimi ndër shqiptar e cilësoi si domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për një të ardhme të sigurt.

Haradinaj shprehu gjithashtu falënderimin për kujdesin dhe përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

Related Articles