Takimi i Gjuriqit me Biden, ish-zëvendësministri kritikon Qeverinë: Shet pallavra me mentalitetin lindoro-komunist

Takimi i Gjuriqit me Biden, ish-zëvendësministri kritikon Qeverinë: Shet pallavra me mentalitetin lindoro-komunist

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, pas takimit të ambasadorit serb në SHBA Marko Gjuriq me presidentin amerikan Joe Biden, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politikën e saj të jashtme.

Ai tha se Serbia, edhe pse e bombarduar nga NATO-ja më në krye SHBA-në, e ka kuptuar mirë se shteti i tyre megjithatë nuk mundet të vazhdojë me politikën armiqësore, por se përkundrazi është duke bërë çmos të rehabilitojë marrëdhëniet me të.

“Kosova, e çliruar nga NATO-ja me në krye SHBA-në, me mentalitetin lindoro-komunist shet pallavra për sovranitetin, të drejtën e vetëvendosjes, me sjellje teokratike e majtiste duke e shkëputur veten nga çfarëdo mundësie të takimeve e lëre më pritjeje me zyrtarë të lartë të SHBA-së”.

Ai ka shkruar se Kosova nuk e ka problemin vetëm me qeverinë aktuale, për të cilën tha se është e paaftë e me “botëkuptim antiperëndimor”, por ka edhe problemin e  mungesës së opinionit publik “që më së buti thënë, është përgjumur në raport me rëndësinë e ruajtjes së aleancës dhe përkushtimin ndaj vlerave demokratike perëndimore”.

Related Articles