Takimi i Kurtit me QUINT-in: Prezantuam propozimin për targat ilegale

Takimi i Kurtit me QUINT-in: Prezantuam propozimin për targat ilegale

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët i kërkuan shtyrjen e vendimit për targat.

Sipas njoftimit, në këtë takim është biseduar lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që obligon pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtat t’i kthejnë në targa zyrtare RKS.

​“U prezantua propozimi i Qeverisë lidhur me targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Gjatë këtij takimi u ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ligjshmëri, paqe dhe siguri”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës ka vendosur sot që ta modifikojë vendimin për targat, që pritej vihej në zbatim nga 1 nëntori. Në vend të kësaj, Qeveria e Kosovës ka vendosur një zbatim të përshkallëzuar, duke lejuar më shumë kohë për konvertimin e targave, të lëshuara nga autoritetet serbe.

Related Articles