Takimi Kurti-Scholz, për rreth një orë do të bisedojnë me dyer të mbyllura

Takimi Kurti-Scholz, për rreth një orë do të bisedojnë me dyer të mbyllura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me nderimet më të larta shtetërore, kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Për rreth një orë Kurti dhe Scholz do të bisedojnë me dyer të mbyllura, ndërsa pas takimit do të ketë një konferencë të përbashkët për medie.

Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, kancelari gjerman do të vizitojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të qëndrojë paraditen e së premtes në Prishtinë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe së bashku do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Kancelari pritet ta takojë edhe kontingjentin gjerman të trupave të KFOR-it.

Pozitë dhe opozitë presin nga kancelari Scholz mesazh të qartë për liberalizimin e vizave, mbështetje ndaj Procesit të Berlinit dhe intensifikim të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Duke komentuar vizitë kancelarit Scholz në Kosovë, kryeministri Kurti gjatë ditës së enjte tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

Related Articles