Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paraqitur një kërkesë për Kosovën.
Kjo kërkesë u bë e ditur gjatë takimit të presidentës Vjosa Osmani dhe shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.
Kështu ka bërë të ditur presidentja Osmani, njofton Kallxo.com, transmeton Gazeta Enigma.
Ajo tha se për momentin këtë kërkesë nuk mund ta bëjë publike, megjithatë, sipas saj, është kërkesë në të mirë të Kosovës.
“Takimet e tilla janë të klasifikuara në tërësi. Zakonisht pas disa viteve deklasifikohen. Ka qenë takim shumë i mirë. Është paraqitur vetëm një kërkesë nga SHBA. Për momentin nuk mund të them cila ka qenë ajo kërkesë. Por nuk m’u ka dukur kërkesë e jashtëzakonshme, përkundrazi kërkesë në të mirë të Kosovës. Ka qenë takim shumë-shumë pozitiv”- u shpreh ajo.
Ajo tutje ka thënë se CIA ka bashkëpunim shumë të mirë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
“Ky bashkëpunim do të vazhdojë, për momentin është shumë mirë duke shku”- ka thënë Osmani.
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns, ka qëndruar në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2024. /Gazeta Enigma