Takimi në Ohër, ‘Euronews’ zbardh detaje nga diskutimet Kurti-Vuçiq

Takimi në Ohër, ‘Euronews’ zbardh detaje nga diskutimet Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sot në Ohër kanë rënë dakord për një pjesë të marrëveshjes.



Në përfundim të takimit në Ohër me ndërmjetësuesit evropianë, Lajçak dhe Borrell, sipas burimeve të Euronews Albania, Kosova dhe Serbia kanë pranuar të ketë faza të tjera në vijim për arritjen e pajtueshmërisë me zbatimin e planit të propozuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.

Pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Related Articles