Takimi Osmani–Ruge, presidentja flet për sigurinë e Kosovës me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Takimi Osmani–Ruge, presidentja flet për sigurinë e Kosovës me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Siç njofton Osmani, me Ruge ka diskutuar për forcimin e sigurisë, stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike për Kosovën.

“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Bashkë me presidenten, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /Gazeta Enigma

Related Articles