Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i pyetur se do të ketë një takim gjatë verës me presidentin Aleksandër Vuciq , ai ka thënë se nuk ka ndonjë ftesë nga BE për një takim të tillë.
“Unë nuk kam marrë ftesë nga zëvendës presidenti evropian Borel ….kur ta kemi një ftesë të tillë dhe do ta trajtoj me përkushtim dhe qasje pozitive dhe nuk ka ftesë të tillë ende. Mund ta ketë menduar Borel, por në postën e kryeministrit s`ka ftesë”,tha Kurti.