Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se BE-ja dëshiron që vendet kandidate të sajë, të jenë partnerë të besueshëm të cilët ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët.
E ky koment i tij menjëherë vjen pas takimi të zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin.
Stano ka theksuar se BE-ja ka qenë e qartë me parnerët e saj që mardhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar e agresive kundër Ukrainës.
“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët e tij: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar, agresive të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Stano për N1, transmeton Gazeta Enigma.
Takimi Vulin-Putin, Stano: Mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me vlerat e BE-së
